Mbledhja e -I- (parë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2020 të legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Premte me datë: 07.02.2020 duke filluar nga ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -X- të vitit 2019.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/42 datë:20.01.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për përkrahjen financiare për tri vite të strehimores “Shtëpisë së Sigurt” në Gjakovë.
– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/570 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/237, për caktimin e lokacionit “Park të Memorialit të UÇK-së” në Malishevë, sipas raportit të vlerësimit nr.020-396/24 datë:27.12.2019 të MAPL-së.
– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/571 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/230 datë:10.04.2019, për caktimin e lokacionit për realizimin e projektit “Ndërtimi i shtëpisë së Komunitetit” në Lagjen Matoshi në qytezën e Malishevës, sipas raportit të vlerësimit nr.020-396/23 datë:27.12.2019.
– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/599 datë:06.11.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/451 datë:22.07.2019, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Kullës së Sefë Mleqanit në fshatin Mleqan, Komuna e Malishevës, sipas raportit të vlerësimit nr.020-833/11 datë:04.12.2019 të MAPL-së.
– Rishqyrtimi i vendimit nr.02/602 datë:06.11.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/556 datë:02.10.2019, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes për fëmije në fshatin Kijevë, sipas raportit të vlerësimit nr.020-1035/9 datë:04.12.2019.
– Shfuqizimi i vendimit nr.02/520 datë:12.09.2019, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokëb ndërtimore të z. Kaqanik Balaj nga fshati Zabllaq Komuna e Istogut, sipas vlerësimit nr.3817/2 datë:26.11.2019 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
– Shfuqizimi i vendimit nr.02/521 datë:12.09.2019, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore të z.Egzon Gashi nga fshati Ngucat Komuna e Malishevës, sipas vlerësimit nr.3818/2 datë:26.11.2019 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
– Rishqyrtimi i Rregullores nr.02/14 datë:10.01.2020, për Transparencë në Komunën e Malishevës, sipas kërkesës nr.020-1758/3 datë:27.01.2020 të MAPL-së.
– Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë për Urbanizëm, për realizimin e projekteve kapitale për vitin 2019 dhe shuma e mjeteve të cilat kanë kaluar në suficit.
– Paraqitja e listës së përfituesve me farëra dhe plehra për mbjelljet vjeshtore për vitin 2019.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/654 datë:27.11.2019, për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2020.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të Komiteteve dhe Komisioneve për vitin 2020.
– Komitetit për Komunitete.
– Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
– Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe Persona me Aftësi të Kufizuara
– Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe të Martirëve të Luftës.
– Komitetit për Diasporë.
– Komisionit Komunal të Aksionarëve.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019.
– Formimi i Komisionit për Hartimin e Rregullores për Kriteret e Ndarjes së Çmimeve, Dekoratave dhe Mirënjohjeve.
– Gjendja aktuale në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.