Në mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës, u shqyrtuan, u debatuan dhe u miratuan, raporte pune si: Raporti vjetor i Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për vitin 2022, plane, rregullore, shfuqizim vendimesh, kërkesa të qytetarëve si dhe u miratua kërkesa e komisionit për më meritorët për 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditën e Dëshmorëve. Mbledhja e pestë do të vazhdoi ditëve në vijim, brenda kësaj seance u diskutuan dhe u miratuan këto pika.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të Punës së Kryetarit të Komunës (Janar-dhjetor) 2022 Shqyrtimi i Planit vjetor të Prokurimit publik.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Malishevës. – Shqyrtimi i Planit të punës së Drejtorisë për Bujqësi, për mbjelljet pranverore.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore/elementare në bujqësi në komunën e Malishevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal për integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Malishevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për shëndetësi, mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të veçanta për vitin 2023.
– Shfuqizimi i vendimit nr.02/61 datë:07.02.2023, për listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës së Malishevës.
– Vendim për pagesën e anëtarëve të Komisioneve dhe Komiteteve jo obligative të themeluara nga Kuvendi i Komunës.