Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ishte e paraparë të fillonte sot orën 10:00 është shtyrë dhe tash për tash nuk dihet se kur do të mbahet ajo. Derisa ministrat e LDK-së kishin arritur me kohë, ministrat e PDK-së nuk janë dukur fare në sallën e Qeverisë. Po ashtu ishte raportuar se derisa kryeministri, Isa Mustafa po mbante një takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ministrat e LDK-së dolën nga salla e mbledhjeve. Nuk dihen detajet arsyet se kur do të mbahet mbledhja, ku pritej të procedohej në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …