Mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa në Komunën e Skenderajt

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si në vijim: Shqyrtimi i raportit financiar janar – qershor 2024 – Shqyrtimi i raportit të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, si dhe plani i veprimit për zbatim të rekomandimeve – Propozim-vendim për bartje të mjeteve financiare nga kategoria e të hyrave vetanake nga viti paraprak – Informatë  për aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit, për periudhën janar-qershor 2024. Pas pyetjeve nga ana e anëtarëve të KPF-së dhe përgjigjeve nga drejtorët respektivë, komiteti i ka përkrahur të gjitha pikat e rendit të ditës dhe i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që në mbledhjen e ardhshme t’i votojë ato.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …