Mbledhja KQZ-së është zhvilluar me tone të larta, virulencë dhe kacafytje verbale, për pak edhe fizike

Mbledhja KQZ-së është zhvilluar me tone të larta, virulencë dhe kacafytje verbale, për pak edhe fizike

Mbledhja e djeshme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është zhvilluar me tone të larta dhe me shprehje pakënaqësish, për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit.  Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes. Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja ka vazhduar i që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të sekretariatit, Burim Ahmetaj. Me këtë rast, ka reaguar Sami Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana”  dhe duke iu drejtuar me shprehjen fyese mshile gojën”. Debati i tyre ka vazhduar edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk ka përfunduar në përleshje fizike. Ndërkohë gjatë pauzës së kësaj mbledhje gazetarja, Dijellëza Preniqi e ka pyetur anëtarin e KQZ-së, Alban Krasniqi se a i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë duke e përmendur edhe fjalën “kallashnikov”. Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë dhe është  shprehur ashpër ndaj  gazetares. Me tone të larta i është drejtuar edhe Sami Kurteshi, i njohur për sjellje virulente.  Alban Krasniqi, i cili është edhe burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti ka shkaktuar skandal në këtë institucion. Sipas transkriptimit të kësaj mbledhjeje, disa anëtarë përmendin kërcënimin e tij, por të njëjtin e ka konfirmuar edhe një pjesëmarrës në këtë mbledhje. Ai ka thënë se Krasniqi ka përmendur edhe kallashnikovin gjatë kërcënimit në mbledhjen ku është vendosur për fatin e kryeshefit të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …