Kryetari francez, Emmanuel Macron, tha të premten se marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike do të përmbushet pavarësisht njoftimit të Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve. Ai këto komente i bëri pas takimit me prefektin e Parisit En Idalgo dhe atë të Nju Jorkut Majkël Blumberg në Paris, transmeton Reuters. “Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe do të përmbushet pasi që është përgjegjësi jona”, deklaroi Macron. Reuters më herët njoftoi se Trump personalisht përmes telefonit u ka shpjeguar liderëve të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Kanadasë se SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit. Trump ka bindur liderët se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj Aleancës Trans-atlantike dhe se do të forcojë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. Më herët Italia, Franca dhe Gjermania në kumtesën e përbashkët shprehën keqardhje për shkak të vendimit të Trump për t’u larguar nga marrëveshja kundër ndryshimeve klimatike dhe hodhën poshtë sugjerimin e tij se pakti global mund të rishqyrtohet, transmeton KosovaPress. Trump ka thënë se SHBA do të ndërpresë zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Paris
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …