Për ta nderuar veprën e veteranit të UÇK-së, veprimtarit dhe humanistit Qamil Nezir Syla (Goçi ), Komuna e Junikut ka organizuar Mbledhje Komemorative.
Bashkëqytetarin tonë Qamil Goçi do ta kujtojmë përherë si të dashur, human, punëtor të zellshëm dhe solidar me të gjithë qytetarët e Junikut, e mbi te gjitha do ta kujtojmë qëndrimin e tij vertikal e stoik ndaj sfidave që i përballoj gjatë jetës.
Lavdi e përjetshme veprës tuaj! Ka thënë me këtë rast kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi.