Mblidhet KKSB në Ferizaj, situatë e qetë dhe stabile e sigurisë dhe menaxhim i mirë i pandemisë

Në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, mekanizëm ky që ka për funksion të trajtoj çështje të ndryshme të sigurisë në nivelin lokal. Temë e diskutimit në këtë mbledhje që drejtohej nga Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi ishte niveli i përgjithshëm i sigurisë në nivelin lokal, situata pandemike dhe menaxhimi i saj si dhe hartimi i Planit të Punës së këtij mekanizmi. Nënkryetari Gavazi shpjegoi gjerësisht të gjitha hapat e ndërmarra nga Shtabi Emergjent Lokal i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu për menaxhimin e situatës pandemike, gjersa nga të pranishmit u vlerësua lartë angazhimi i ekipeve të Komunës në menaxhimin e pandemisë. Gjithashtu, në aspektin e sigurisë, Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara, njoftoi se situata e sigurisë në rrafsh lokal, është e qetë dhe stabile, dhe se organet e rendit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur këtë situatë në këtë nivel. Diskutime nga të pranishmit, anëtarët e KKSB-së pati edhe për çështje tjera, që kryesisht lidheshin me pandeminë, menaxhimin e saj në nivel arsimorë si dhe deponitë ilegale të mbeturinave që shqetësojnë komunitetin, çështje të cilat morën rekomandimet nga KKSB dhe do të marrin zgjidhje të shpejta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …