Mbështetja për studentët deçanas është zotim i Kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, i cili do të realizohet në disa forma e plane konkrete në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Në këtë kuadër, është mbledhur Komisioni Komunal për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022/2023. Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni z.Zeqë Malaj ka njoftuar se në Drejtorinë e Arsimit kanë aplikuar 173 studentë, janë shqyrtuar mbi 100 aplikime. Vlera e bursës komunale është minimumi 400 Euro. Në këtë takim u shqyrtuan aplikacionet e konkurrentëve, komisioni prej 7 anëtarësh i votuar nga Asambleja Komunale, deri tani ka mbajtur tre takime. Kanë njoftuar se shumë shpejt pritet të dalin me rezultatet përfundimtare të përfituesve të bursave komunale.