Mblidhet Shtabi Emergjent Lokal, gjendje e menaxhueshme me pandeminë në Ferizaj

Paraditen e sotme, në ambientet e Zyrës së Kryetarit të komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent Lokal për të diskutuar mbi situatën pandemike në nivelin lokal. Nga drejtues të institucioneve shëndetësore u bë e ditur se po punohet me kapacitete të plota në ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe se gjendja në përgjithësi është e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme. Kryetari i Komunës, Agim Aliu që njëherit është edhe udhëheqës i Shtabit Emergjent Lokal, u shpreh se Komuna e Ferizajt me të gjitha kapacitetet e saj, është në shërbim të nevojave që diktohen nga pandemia, duke ofruar kështu hapësira të shumta për nevojat e Spitalit, për trajtimin e pacientëve të infektuar. Megjithëse kapacitetet aktuale shëndetësore përballojnë nevojën, në rast të rritjes masive të numrit të infektuarve, u mor vendim që të shihet mundësia për zgjerimin e hapësirave në objektin aktual të Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj.

Edhe procesi i vaksinimit, megjithë numrin e lartë të interesuarve, dhe të vetmen qendër vaksinimi të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, po kryhet me rregull.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …