MBPZHR-ja marrëveshje me shoqërinë civile për monitorimin e ndarjes së granteve

Këtë vit në procesin e vlerësimit të projekteve të fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët aplikojnë për të përfituar grante investive në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjegjësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të marrin pjesë edhe monitoruesit e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova). Për të arritur marrëveshjen për këtë qëllim, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviç, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi dhe Kryeshefin e AZHB-së, Ekrem Gjokaj kanë pritur në një takim përfaqësuesit e BIRN-it, të cilët kishin parashtruar kërkesën për të marrë pjesë në procesin vlerësues të ndarjes së granteve investive. Gjatë këtij takimi, palët janë dakorduar që të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes MBPZHR-së dhe BIRN-it, që monitoruesit e kësaj të fundit të marrin pjesë në të gjitha komisionet vlerësuese për projektet e fermerëve dhe agrobizneseve, të cilët do të aplikojnë këtë vit për të përfituar grante investive në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2019. Me këtë rast, ministrja Zhiviç ka theksuar se për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjatë tërë kohës të ketë një vlerësim të drejtë dhe transparent, duke përfshirë në këtë proces edhe shoqërinë civile.Ndryshe, thirrjet për aplikim për Programin për Zhvillim Rural pritet të dalin gjatë këtyre ditëve, ndërkaq pas përfundimit të periudhës për aplikim fillon edhe procesi i vlerësimit të aplikacioneve nga AZHB-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …