MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore të Obiliqit

Përmes programeve zhvillimore të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin. Në kuadër të këtyre programeve mbështetje do të gjejnë edhe fermerët e Komunës së Obiliqit. Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që pati me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin e ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e reja të mbështetjes. Ministrja Zivic, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon. Nga ana e tij, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kryetari Gashi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …