Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti të hënën në një takim kryetarin e Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, me të cilën ka biseduar për projektet zhvillimore të ministrisë, të cilat janë realizuar gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për implementimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se kanë gjetur mbështetjen edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të kësaj komune.
Po ashtu, ministri Krasniqi shtoi se mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë dhe të tjerat, do të rritet në vazhdimësi, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore, si dhe rritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.
Nga ana e tij, kryetari i Kastriotit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe shtoi se përmes projekteve të ndryshme komuna po i mbështet në vazhdimësi fermerët në këtë rajon.