MBPZhR reagon pas protestës së fermerëve, ne i respektojmë të drejtën për protestë dhe i trajtojmë me kujdes kërkesat

Ministria e Bujqësisë rifillon ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020. Duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara në këto pagesa, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar. Ministri Peci, ka theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur. Po ashtu, ministri ka premtuar se do të angazhohet që me shumë përkushtim të jetë afër fermerëve, me qëllim që veprimtaritë e tyre bujqësore të fuqizohen dhe zhvillohen përmes edhe mbështetjes së ministrisë. Krahas kësaj, Peci premton se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …