Mbrëmë afër komunave në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan, kanë ndodhur shpërthime me shok-bomba

Mbrëmë afër komunave në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan, kanë ndodhur shpërthime me shok-bomba

Mbrëmë në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan, kanë ndodhur tri shpërthime. Serbët kanë sulmuar veturën e Policisë së Kosovës derisa ishte në lëvizje, si dhe kanë gjuajtur shok-bomba në dy komunat ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë. Tensione në komunat veriore ka pasur që nga data 26 maj,  serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet. Në veri u kidnapuan  tre policë të Kosovës nga forcat e Policisë së Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …