Situata në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, pas bllokadave të shpallura nga qytetarët serbë si reagim ndaj veprimeve të autoriteteve në veriun e Kosovës. Rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Merdar dhe Jarinjë janë bllokuar pjesërisht nga disa individë, duke shkaktuar shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve. Bllokadat e shpallura janë një reagim kundër veprimeve të fundit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli pesë zyra të strukturave paralele në veri, për të cilat kishte dyshime për falsifikim dokumentesh. Kjo bllokadë është pjesë e një proteste më të gjerë të organizuar nga disa shoqata serbe, të cilat paralajmëruan bllokimin e pikave kufitare në Jarinje, Bërnjak dhe në Kullë, kufiri me Malin e Zi. Sipas Rasha Rojeviqit, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, kjo është një “bllokadë selektive”, që lejon kalimin e kufirit vetëm për udhëtarët me dokumente serbe, si shenjë reciprociteti ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …