Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile. Pas takimit nuk pati deklarime për medie. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe më 31 janar kishte mbajtur një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …