Mbrëmë në Beograd, u mbajt një tubim shovinist në mbështetje të protestuesve serbë, në veri të Kosovës

Mbrëmë në Beograd, u mbajt një tubim shovinist në mbështetje të protestuesve serbë, në veri të Kosovës

Mbrëmë në Beograd u mbajt një tubim në mbështetje të protestuesve serbë, në veri të Kosovës. Në tubimin  protestues  para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, kanë marrë pjesë disa qindra qytetarë serbë, të cilët me flamujt e tyre kanë brenda edhe  hartën e Kosovës kanë bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve. “Vritni, vritni shqiptarët”, janë thirrjet që janë dëgjuar  në kore nga turma protestuesish serbë. Po ashtu, në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se disa persona kanë djegur flamurin kombëtar shqiptar, dhe të tjerë që orgjizonin në kor për “vrasjen e shqiptarëve”. Në videon e publikuar është postuar edhe mesazhi: Për sa i përket Shqipërisë, nëse  vazhdon kështu,  do të digjet e tëra!.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …