Mbrëmë në Stadiumin e Bukureshtit, në Rumani, tifozët ultras me banderolë dhe thirrje “Kosova është Serbi” në shkallët e stadiumit, shkaktuan një tension të paprecedent. Si përfundim gjyqtari thirri lojtarët të tërhiqeshin dhe ndërpreu takimin e EURO 2024, faza kualifikuese, Rumani-Kosovë. Shkak refuzimi për heqjen e parullës nacionaliste, që sipas rregullores së UEFA dënohet rëndë. Minuta 21′, kryesori ndërpret ndeshjen. Francezi Willy Delajod e pezullon për arsyen më sipër. Një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë “Kosova është Serbi”, nuk hiqej nga stadiumi. Nuk munguan koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes… Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit. Situata në stadium ishte e tensionuar, madje në fushë kishte edhe flakadanë dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen. Kosova nuk pranon që ndeshja të luhet në të tilla kushte.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …