Më 12 dhjetor 2020, mbrojtësi kryesor i Rexhep Selimit, avokati David Young ka paraqitur një kërkesë tek gjykatësi i procedurës paraprake për lirimin e përkohshëm të tij nga masa e paraburgimit. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet ta aprovojë këtë kërkesë pasi që Selimi është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka një stabilitet familjar dhe në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim me Dhomat e Specializuara. Sipas mbrojtjes, këto arsye janë të mjaftueshme për të dëshmuar se Selimi nuk do të largohet nga Kosova. Po ashtu, në kërkesën e avokatit Young, thuhet se Selimi i ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja e Selimit ka vlerësuar se i njëjti duhet të lirohet sepse nuk janë përmbushur kushtet e nenit 41, pika 6 (b), të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …