Mbrojtja e Fatmir Limajt ka kontestuar legjitimitetin e Trupit Gjykues kundër tij. Gjatë fjalës në seancën e sotme gjyqësore, mbrojtja e të akuzuarit, Fatmir Limaj konstatoi se Trupi Gjykues ndaj klientit të tyre është jo legjitim, është në kundërshtim me kompetencat e EULEX-it dhe kërkoi interpretim nga Gjykata Kushtetuese apo Kuvendi i Kosovës. Kjo kërkesë e palës mbrojtëse është hedhur poshtë nga Trupi Gjykues duke thënë se ky është rast në vazhdimësi, rast ky që ka filluar nga prilli i 2014 dhe që do të jetë në përbërje të Trupit Gjykues me shumicë të ndërkombëtarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …