leoni

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt me vërejtje për sistemin që po përdoret për nxjerrjen e materialeve në Gjykatën Speciale

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt me vërejtje për sistemin që po përdoret për nxjerrjen e materialeve

Këmbimi i materialeve ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes ka qenë një çështje e veçantë diskutimi në seancën e sotme paragjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Mbrojtja ka pasur vërejtje për sistemin që po përdoret për nxjerrjen e materialeve si dhe ka kërkuar dialog konstruktiv. Kjo është përgënjeshtruar dhe është kundërshtuar ashpër nga Gjykata Speciale. “Për mendimin tonë, nuk do të ketë dialog konstruktiv, përveç nëse prokuroria zgjedh ndonjë mënyrë tjetër”, ka thënë Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt. Ai e ka përmendur edhe vështirësinë komunikimit me klientët e tyre dhe këmbimit të dokumenteve. “Dhe një vështirësi, që të kemi mundësi t’i dërgojmë dokumente klientit tonë. Kjo do ta ndihmonte të ecim përpara me hetimin, duke marrë udhëzime nga klientët tanë”, ka thënë Cadman. Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur prokurorja Valeria Bolici, e cila ka thënë se Gjykata Speciale hedh poshtë konstatimet e mbrojtjes, ndërsa shtoi se “ne e kemi kryer detyrimin tonë”. Ajo ka folur edhe për qasjen konstruktive, që e përmendi avokati i Haradinajt. “Nuk e di çfarë qasje konstruktive kërkon mbrojtja nga ne si prokurori nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga mbrojtja lidhur me hapat e ndërmarrë gjatë procedurës”, ka thënë prokurorja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …