Në Hagë po mbahet konferenca e dytë përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj në të cilën është diskutuar rreth paketave që vitin e kaluar u dorëzuan në zyrat e organizatës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se ato materiale kanë qenë konfidenciale, për çka nga mbrojtja është thënë se të akuzuarit nuk kanë qenë në dijeni për natyrën e atyre dokumenteve. Nga Gjykata Speciale u tha se të gjitha që përmenden brenda paketave të materialeve janë material i mbrojtur. Por, nga mbrojtja e të akuzuarve është thënë se Gucati e Haradinaj përveç që nuk kanë qenë dijeni nëse ato dokumente janë konfidenciale, të njëjtit nuk e kanë ditur nëse ato janë autentike. Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se prokuroria nuk e ka vërtetur statusin e mbrojtur konfidenciale të dokumenteve. Edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka mbështetur qëndrimin e mbrojtjes së Gucatit.
