Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Në Hagë po mbahet konferencë përgatitje për gjykim në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku ndër të tjera avokatët kanë shprehur kundërshtimet e tyre sa i përket vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake. Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje për çka ka deklaruar që do të bëjnë edhe parashtrimet me shkrim. Ndër të tjera, në seancën e sotme, mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet për veprat penale dhe format e përgjegjësisë, sa i përket vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake. Rees, i cili mbron ish-kreun e OVL të UÇK-së Hysni Gucatin, ka thënë se nuk e pranojnë analizën e bërë nga gjykatësi i procedurës paraprake. Ndërsa mbrojtja e Nasim Haradinajt, Tobby Cadman ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje. E sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të akuzuarit kanë frikësuar dëshmitarët përmes paraqitjeve të tyre në konferenca për media vitin e kaluar. Lidhur me këtë, prokurori ka thënë se veprimet e Gucatit dhe Haradinajt vitin e kaluar, kanë pasur efekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke penguar zyrtarët të kryejnë detyrën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …