Mbrojtja e ish-kryetarit, Thaçi i përfundon pyetjet për oficerin britanik i cili dëshmoi për dëbimet e shqiptarëve nga forcat serbe

Oficeri anglez, Frensis Ladwidge, vazhdoi dëshminë e tij edhe gjatë seancës së sotme në gjykimin e krerëve të luftës së UÇK-së, në Hagë

Oficeri i Britanisë së Madhe që shërbeu në Kosovë, Frensis Ladwidge, ka vazhduar  dëshminë e tij edhe gjatë seancës së sotme  në procesin e pretenduar penal të Gjykatës Speciale kundër krerëve të luftës së UÇK-së, në Hagë. Oficeri Frensis në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.  Në vazhdën e marrjes në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçi, oficeri britanik foli për dëbimet e shqiptarëve nga forcat serbe, derisa theksoi se edhe ai për një periudhë ishte zhvendosur në Shqipëri. Avokati, Kehoe pyeti dëshmitarin nëse konsideron se pas Masakrës së Reçakut ishte situatë kaotike në terren, më pas dëshmitari i 14-të i ZPS-së tha se  situata ishte kaotike që nga momentin kur ata kishin arritur në Rahovec. Kemi qenë shumë të zënë me punë që nga lindja e diellit derisa perëndonte e kishim të pamundur që të punonin ndryshe, që nga momenti që kemi arritur ka pasur,  vrasje, të shtëna, tortura,  shkelje të të drejtave të njeriut arrestime kemi gjetur njerëz të vdekur si dhe kishim edhe punën e përditshme të patrullimit.

 Gjykatësi, Çarls Smith ka kërkuar që deri më 28 korrik të komunikojë se cilët janë pesë dëshmitarët e radhës kurse ka urdhëruar mbrojtjen të rishikojë kohën për kundër-pyetje për këta pesë dëshmitarë deri më 4 gusht. Gjykatësi tha se rregulloja nuk parasheh mundësinë e kundërshtimeve të pyetjeve gjyqësore, por se trupi gjykues mund të pranojë kundërshtimet e tilla që kjo më pas të ngritët në nivel apeli. Kundërshtimet duhet të bëhen në përputhje me kodin e sjelljes profesionale dhe urdhrin e trupit gjykues për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe vendimin e apelit lidhur me pyetjet gjyqësore’’, saktësoi gjykatësi Çarls Smith.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …