Avokati i Ismet Bahtijarit në Gjykatën Speciale ka bërë kërkesë ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës që ta themelojë një komision për të shqyrtuar kërkesat e tyre për financim, por që sipas avokatit të Bahtijarit, ky komision nuk është themeluar asnjëherë ndonëse kërkesa ka qenë e vazhdueshme. Nga avokati i Bahtijarit është thënë se Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar që të shtyhet kjo çështje në disa raste duke dhënë arsyetime. “Ne i kemi kërkuar vazhdimisht Ministrisë së Drejtësisë që ta trajtojë këtë çështje brenda 10 ditësh dhe më pas këtë e kemi bërë përmes një korrespodence ku ministria e Drejtësisë kërkoi që ta shtyjmë këtë çështje. Ligji mbi mbrojtjen dhe personave të akuzuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kërkon mbështetje tek Kosova, që t’i mbështesë nga pikëpamja financiare të akuzuarit dhe kjo përmes legjislacionit dytësore të ministrisë së Drejtësisë. Ky ligj e pranon në hyrje të tij sakrificën dhe kontributin që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sipas aktakuzës, Haxhi Shala së bashku me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin kanë organizuar takime me një dëshmitar në përpjekje për të ndikuar që ai të tërhiqet nga dëshmia.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …