Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly, ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin, Stive Rassell, cili ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Sipas saj, Prokuroria i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shohin as ata dhe as mbrojtja. Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në email thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepeshin Prokurorisë, as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin ë sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari, ka thënë O’Reilly
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …