Mbyllen 16 OJQ të dyshimta

Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, Ministria e Punëve të
Brendshme të Kosovës në kuadër të masave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit,
me anë të një vendimi ekzekutiv ka shfuqizuar lejën e punës për 16 OJQ që
vepronin në petkun e organizatave humanitare. Ky vendim është bërë pas
analizave të kryera nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë
Kosovare të Inteligjencës. Mbyllja e tyre është bërë me arsyetimin se ato ishin
të përfshira në rekurtimin e luftëtarëve për ISIS-in, financimin e veprimtarive
ekstremiste si dhe përhapjen e propagandave të caktuara. Faza tjetër e veprimit
do të jetë bashkërendimi i të dhënave operative edhe me Republikën e Shqipërisë
dhe atë të Maqedonisë, pasi që rrjeti i organizatave që mbështesin ekstremizmin
ka një shtrirje në këto tri shtete. Ndërkohë, Shërbimi Informativ Shqiptar ka
krijuar një listë me emrat e të gjithë ekstremistëve që ndodhen në Shqipëri,
madje një pjesë e tyre veprojnë edhe në të ashtuquajturat organizata bamirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …