Mbyllet edicioni i 9-të i festivalit gjithëkombëtar ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për tre net radhë me 04, 05 dhe 06 Maj ( E shtunë  E diel dhe  E hënë ) 2019 në Deçan është mbajt edicioni i 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë ishin pjesë e këtyre tri netëve të festivalit si, Shqipëria e Jugut dhe e Veriut, Tirana, Saradna, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Rapsodët e Hasit, Ansambli i Burrelit, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj,Vitia, Rahoveci, Grupi nga Shqipëria –Lab, Ansambli nga Tropoja, Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu, Malisheva, Klina, Bajram Curri nga Krusha, Drenasi, Gjakova  dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan. Të pranishmit e këtij festivali i përshëndeti kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se ne jemi këtu, festojmë bashkë, këndojmë bashkë, ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit ku sot bashkë nderuam Heroi Gjeneral Luan Haradinaj në 22 vjetorin e rënies dhe Veprimtarin e çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta. Duke u përkulur për veprat e tyre ne na mbetet që amanetin e tyre ta jetësojmë. Ramosaj foli edhe për korifet e folklorit shqiptar Dervish Shaqën e Demush Nezirin nga Lluka e Deçanit ku festivali ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ u kushtohet këtyre rapsodëve dhe gjithë rapsodëve tjerë. Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Me këtë peizazh përmbyllëm edhe natën e fundit të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Me një fjalë përshëndetëse dhe duke ju uruar suksese pjesëmarrësve të këtij festivali të pranishmëve ju drejtua edhe Kryetari i Unionin Artistik Shqiptar Azgan Haklaj.Juria profesionale nuk e kishte edhe të lehtë të vendoste për çmimet sepse konkurrenca ishte aq e madhe sa vështir ta zgjedhësh më të mirin e më të mirëve.

Ndërsa juria profesionale në përbërje të:

Dirigjent- Ermir Dezdari –Kryetar Jurie

Magjistër Kompozitorit- Kreshnik Aliqkaj

Etnomuzikolog-Shaqir Hasi

Mjeshtër i Madh- Koreograf -Deli Metalia

Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkuruan.

Çmimi i parë-“Dërvish Shaqa dhe Demush Neziri”-“Lushnja”-Lushnje,

  1. Çmimi i dytë-“AKV-Karshiaka”-Shkup”,

  2. Çmimi i tretë-“AKV-Drenica”

Çmimi i Publikut –Qendrim Ajazi

Këngëtari-ja me e mirë e festivalit –Merita Sahiti

Rapsodët –më të mirë të festivalit –Jeton Fetiu dhe Kastriot Seferi

Formacioni më i mirë i festivalit –AKV –Prishtina

Orkestra më e mirë –Bajram Curri –Krush e Madhe

Koreografia më e mirë e festivalit

Plav e Guci

Duflla Shkup

Tingujt e vendlindjes Stagov

Veshjet më te kompletuara –Saranda

Debitantet më të mirë të festivalit

Korab dhe Blend Halitaj-Skenderaj

Pika më autentike e festivalit

Naim Krasniqi –Gani Hoxha

Shoqëria më e kompletuar e festivalit-AKV-Prishtina

Veteranët e festivalit

Isë Llapqeva e halil Bytyqi

Grupi më skenik –Gryka e Kaqanikut-Kaqanik

Grupi më karakteristika të veçanta në këtë festival

Shkolla e Gitares Mirella –Podujev

Çmimi I karrierës

Bedri Salihu –Shkup

Guri Rroko-Mallakaster

Vallja më e mirë

Valentina Hoti SHKA –Isa Boletini-Rogovë

Vallja më autoktone -6Vitija

Drejtori i  këtij festivali Mustafë  Ramaj, falënderoi kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetarin Sami Cacaj dhe DKRS-në, për përkrahjen, bordin e festivalit dhe bashkëpunëtoret e tjerë që mundësuan që ky festival të mbyllet më sukses në edicionin e 9-të të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …