leoni

Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, të Holandës, për 25 vitet e kaluara është përpjekur të ndajë drejtësi për viktimat e krimeve të kryera gjatë luftës viteve 1992-1999 në ish Jugosllavi. Lufta e ushtrisë dhe policisë serbe në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovës shpalosi shkeljet më të rënda të të drejtave njerëzore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjykata shënoi arritje të caktuar  në fushën e ligjit ndërkombëtar si përcaktimi i genocidit, përndjekja e një shefi shteti për të parën herë dhe pranimin e dhunës seksuale si një krim lufte. Ish kryetari i Serbisë kryekrimineli Sllobodan Millosheviq, vdiq ndërsa ishte në burgun e Hagës, në pritje të një verdikti, ndërsa ndihmësit e tij, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç kanë marrë dëmimet kapitale. Gjykata për 24 vjet të punës së saj dënoi 83 persona, prej të cilëve 60 serbë, nga gjithsej 161 padi. Më të fundit, ishin gjashtë komandantë kroatë, një prej të cilëve vrau veten me helm në gjykatë, pasi u shpall fajtor.Tribunali i Hagës ka mbajtur në arrest edhe dy komandantë të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj por të dy, pas disa viteve të mbajtur në arrest  janë liruar të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …