Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve në Polac

Komuna e Skenderajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke u bazuar në vendimin e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Kosovës të datës 18.07.2017, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të tregut të kafshëve në Polac.

Komuna e Skenderajt e informon publikun e gjerë dhe në veçanti tregtarët e kafshëve dhe fermerët, se tregu i kafshëve do të mbyllet përkohësisht që nga dita e hënë më 24 korrik 2017, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve.

Tregu i kafshëve në Polac do të jetë i mbyllur deri në informimin tjetër për hapjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …