Raportuesi aktual për Serbinë i cili u rizgjodh kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister ka folur për dialogun Kosovë – Serbi. McAllister deklaroi se pavarësisht ndryshimeve në strukturat e Parlamentit Evropian, partitë udhëheqëse të konservatorëve dhe socialdemokratëve do të fokusohen në zgjerimin e BE-së. “Dy grupe të mëdha, Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve do të kenë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë bazohet në plotësimin e kushteve”, ka deklaruar McAllister. Ai ka bërë të ditur se varet nga vendet të cilat duan të jenë pjesë e BE-së nëse vërtetë do bëhen pjesë e saj. Ai foli edhe për rolin e ndërmjetësuesve të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se janë të interesuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e që sipas tij për këtë po punohet shumë. Tutje ai theksoi se emërimet për raportuesit e rinj të Parlamentit Evropian për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor do të finalizohen në shtator të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …