leoni

John McCain: Ka ardhur koha Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta sulmojnë kibernetikisht Rusinë

John McCain: Ka ardhur koha Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta sulmojnë kibernetikisht Rusinë

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë mundësinë e sulmeve kibernetike kundër Rusisë, deklaroi kryetari i Komitetit për forca të armatosura të senatit amerikan, John McCain. Ai këtë e shkroi në librin e tij të ri, i cili pritet të del në shitje më 22 maj. Sipas fjalëve të tij, kjo duhet të jetë përgjigjja e Washingtonit ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë në vitin 2016. McCain nënvizoi se pala amerikane duhet të shfrytëzoi të gjitha mundësitë në fushën e teknologjisë kibernetike, për të detyruar Rusinë që të pendohet për shkak të sulmit kundër themeleve të demokracisë amerikane. Ai kritikoi edhe qëndrimin e kryetarit amerikan, Donald Trump, i cili sipas McCain po e cilëson Rusinë si aleate potenciale. “Putini nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë partneri ynë”, nënvizoi McCain.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …