Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse afër një viti më parë kishte premtuar se liberalizimi i vizave më së largu do të ndodh në qershor të vitit 2019, ai tani ka bërë të ditur se më 1 korrik do të takohet me ministrin e Brendshëm të Francës, lidhur me liberalizimin vizave për qytetarët e Kosovës. Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didje Shaber, me të cilin kanë diskutuar për vizitën e tij zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner. “Me qëllim të koordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert, saktësoi Haradinaj duke shtuar se në këtë vizitë do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe politikë të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …