Më 1 maj 2018, në Therandë, të “Parku i Dëshmorëve” do të mbahet tubim përkujtimor në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Emin Musliu. Ai iu bashkua radhëve të luftës në Batalionin e dytë të Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut. Në luftime kundër forcave serbe në Bjeshkët e larta te antena Bukogllavës së Jezercit, Emin Musliu ka rënë heroikisht më 1 maj të vitit 1999.
