25 vjet më parë, më 1 mars 1999, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte caktuar, Hashim Thaçin, mandatar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, e cila do të punojë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vend. Po atë ditë, Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kishte caktuar një delegacion nga radhët e UÇK-së që do të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacion bënin pjesë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Bashkim Jashari, Bislim Zyrapi dhe Ramush Haradinaj. Atë ditë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana kishte mirëpritur vendimin e delegacionit të Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen në Rambuje, ndërkohë që kishte kërkuar nga palët ndërluftuese në Kosovë që të vetëpërmbahen nga luftimet deri më 15 mars 1999. (Kalendari Kombëtar, RKL-TV-Dielli)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …