Me 1 Qershor fillojnë “Ditët e Kulturës” në komunën e Ferizajt

Drejtoria Për Kulturë, Rini dhe Sport edhe këtë vit ka bërë organizimin e ‘Ditëve të Kulturës” në Ferizaj. Sipas drejtores së kësaj drejtorie Xhemile Murati-Shabani, këto ditë do të fillojnë më datën 1 qershor, ndërsa do të përfundojnë me datën 12 qershor, kur do të bëhet edhe shënimi i ditës së çlirimit. Ajo tha se me datën 1 qershor do të shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve ku në sheshin e qytetit do të bëhet një ekspoze për fëmijët,  bashkë me Policinë e Kosovës, FSK-në, Emergjenca, Zjarrfikësit, KFOR-in, grupet e fëmijëve si dhe me shoqatën Handikos. Po ashtu këtë ditë në orën 13:00 në teatrin e qytetit do të jetë një shfaqje teatrore për fëmijë ”Libri Magjik”, ndërsa në orën 17:00 në galerinë e arteve do të jetë një koncert për fëmijë nga grupi Kromatika. “Me datën 2 qershor do të jetë një ekspozitë me fotografi –Her Spotlight në galerinë e qytetit duke filluar nga 18:00, ndërsa me datën 3 qershor do të ketë një shfaqje e shkollave fillore e organizuar nga shkolla ‘Gjon Serreçi” në Ferizaj”, tha drejtorja Murati-Shabani. Ajo tutje ka thënë se në sheshin e qytetit do të jetë edhe sofra tradicionale me një program të pasur kulturo-artistik nga AKV “Kastriotët”. Me datën 5 qershor do të prezantohet një storie suksesi. “Me datën 8 qershor shkolla digjitale do të zhvillojë një aktivitet të parin të këtij lloji i titulluar “Ferizaj Codefest” aktivitet ky që do të mbahet për të parën herë. Po ashtu do të bëhet edhe promovimi i librit “Shtegëtime nëpër atdhe” nga Berat Luzha, ndërsa do të ketë edhe një koncert dhe ekspozitë e shkollës së arteve “Çesk Zadeja”,  si dhe do të ketë edhe shfaqje teatrore “Katër trëndafilat””, tha drejtorja Xhemile Murati-Shabani. Ajo tutje tha se do të mbahet edhe edicioni i pestë i festivalit “Piano Fest” do të ketë ekspozitë e fotografi si dhe do të mbahet edhe një ekspozitë kolektive të artit pamor nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, në këtë konference për medie ka thënë se aktivitete për shënimin e 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit janë përgatitur në bashkëpunim të plotë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Për këtë ditë janë paraparë të ketë homazhe tek Kompleksi  i Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa akademia solemne do të mbahet në fshatin Koshare, me ç’rast do të bëhet edhe shpalosja e shtatores së dëshmorit të UCK-së Besim Fazliu. Po ashtu do të ketë ekspozitë me fotografi nga grupi i grave veterane ë UCK-së si dhe do të zhvillohet edhe mini maratona e vrapimit. Të gjitha këto aktivitete do të mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …