Targat

Më 1 shtator Kosova fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave dhe dokumenteve

Pasi më 1 shtator Kosova fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave dhe dokumenteve dhe me qëllim të shtendosjes  e situatës në veri dhe marrjen e konfirmimit se nuk do të eskalojë situata për vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës ishin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Escobar në një deklaratë pas këtyre takimeve theksoi “gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”.  Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kajári e ka njoftuar Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit. Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javë më parë duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve në fund të korrikut në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …