leoni

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Më 1 tetor, Pekini do të jetë vendi ku do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës

Më 1 tetor, Pekini  do të jetë vendi ku do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pas një lufte të ashpër civile. Kryetari kinez, Xi Xhinping do të mbikëqyrë një paradë ushtarake, në të cilën do të prezantohet edhe raketa ndërkontinentale, Dongfeng-41, që  ka kapacitet për të bartur disa koka bërthamore dhe mund të arrijë deri në Shtetet e Bashkuara. Liderët e huaj nuk janë ftuar në këtë ceremoni, mirëpo ambasadorët e huaj me bazë në Kinë do të jenë pjesëmarrës. Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se Partia Komuniste në pushtet do të caktojë se kush do të jetë pjesë e publikut, bazuar në parimin e besnikërisë. E quajtur Dita Kombëtare, ajo përkujton 1 tetorin e vitit 1949, kur Mao Ce Dun ka themeluar republikën, pas një lufte të ashpër kundër forcave profashiste japoneze dhe kundër krerëve kolaboracionistë. Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …