Sot në 25-vjetorin e rënies, me aktivitete tematike e përkujtimore përkujtohen dëshmorët e Dukagjinit dhe të Kaçanikut. Më 10 gusht të vitit 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën në Zonën e Dukagjinit kanë rënë dëshmorë: luftëtari emblematik i luftërave çlirimtare, Bekim Berisha, i mbiquajtur Abeja. Pastaj luftëtarët nga Drenica, Bedri Shala, e Bashkim Leku, si dhe luftëtarët: Elton Zherka e Permet Vula, nga Gjakova si dhe Sokol Sejfijaj e Jusuf Kelmendi. Po më 10 gusht të vitit 1998, në fshatin Garbrricë të Kaçanikut kanë rënë dëshmorë, komandanti i parë i kësaj treve të Kosovës, Agim Bajrami dhe dy bashkëluftëtarët e tij: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. Po atë ditë forcat serbe kishin arrestuar edhe Danush Kurtajn, vëlla i Xheladinit, i cili ka rënë gjatë masakrës serbe në Burgun e Dubravës. ( Më gjerësisht, si për çdo ditë, shfleto faqen e Radios-Kosova e Lirë –Dëshmorët)
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …