Më 10 shkurt të vitit 2007, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit nga Policia rumune e UNMIK-ut, u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Me rastin e përvjetorit, Lëvizja Vetëvendosje viziton familjen e Mon Balajt në Besianë, si dhe bën homazhe te varri i tij rreth orës 10:30, ndërkaq duke filluar nga ora 12:00, vizitojnë edhe familjen e Arben Xheladinit, për të vazhduar me homazhe më pas te varri i të ndjerit në orën 12:30, në Prishtinë. Në orën 14:00, te Kino ABC, Vetëvendosje shfaq dokumentarin për ngjarjet e protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …