demonstratat 1 prill

Më 11 mars të vitit 1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale

42 vjet më parë Më 11 mars të vitit1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale. 11 marsi i atij viti  shënon ditën e fillimit të shfaqjes hapur të pakënaqësive jo vetëm të rinisë studentore, por edhe të punëtorëve, fshatarëve dhe të gjitha shtresave liridashëse në Kosovë e më gjerë, në trojet shqiptare të mbetura nën okupimin e RSFJ-së.  Ato shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia. Zhvillimet, që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Mehmet Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht studentët, i dhanë hov fillimit të derdhjes së zemërimit popullor.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …