Agim Ramadani

Më 11 prill 1999, ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit

25 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin  për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Françesko Bider,  nga Franca, Pjer Arno Pajar  dhe nga  Algjeria, Murad Muhamet Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë. Më 11 prill  të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët:  Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. ( RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …