Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945 deri në vitin 1984. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor PKSH-së, PPSH-së, Republikës Socialiste të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës partizan me bindje komuniste, marksiste leniniste, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Dy herë i shpallur Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. (TV-Dielli, RKL: Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …