Më 11 prill të vitit 1999, në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani u dëshmua strateg ushtarak dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Françesko Bider, nga Franca, Pjer Arno Pajar dhe nga Algjeria, Murad Muhamet Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e shumë të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …