Papa Kristo Negovani, martiri i gjuhës shqipe dhe i lirisë së Shqipërisë (1875-1905)

Më 12 shkurt të vitit 1905, kriminelët grekë masakruan priftin atdhetar, shqiptar, Papa Kristo Negovanin dhe vëllanë e tij

Më 12 shkurt të vitit 1905 kriminelët grekë masakruan, priftin atdhetar shqiptar,  Papa Kristo Negovani. Lindi më 1875 ne Negovan afër Follorinës. Shkollën e kreu në Athinë. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditët grekë. Në mes të natës, andartët grekë duke i sulmuar me sëpata  vranë mizorisht Papa Kriston, vëllanë e tij dhe katër shqiptarë. Për të marrë hak për këtë akt që kisha ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, luftëtarët popullorë Bajo e Çerçiz Topulli zunë pritë dhe vranë Peshkopin grek Fotis, në  Korçë,  në shtator të vitit 1906.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …