leoni

Fatmir Graiçevci: Kadri Beba, i pushkatuar nga regjimi titist –rankoviqist, i pa trajtuar në mënyrë meritore edhe pas luftës çlirimtare! I

Më 12 shkurt të vitit 1948 u pushkatua në Prishtinë, Kadri Bebë Ribari, veprimtar dhe luftëtar i NDSH-së

Luftëtari i Shqipërisë Etnike, Kadri Beba u lind në vitin 1878 në lagjen Graiçevci të fshatit Ribar i Madh afër Lypjanit. Në kohën e Mbretërisë serbe, kroate,  sllovene ka qenë i përndjekur familjarisht nga regjimi. Në vitin 1937 është dënuar për aktivitete kudër regjimit dhe në vuajtje të dënimit është dërguar në Pozhegë të Uzhicës, në Serbi.  Në pranverë të viti 1941 ka përkrahur depërtimin e forcave italo-shqiptare në Kosovë dhe në viset shqiptare, të cilat nga vitit 1918  i kishte  mbajtur  nën pushtim Jugosllavia monarkike.  Ilaz Agushi, ministër i Kosovës në Qeverinë e Tiranës,  e kishte emëruar kryetar të komunës së Lypjanit. Gjatë periudhës prej vitit 1941 e deri në fillim të fund të vitit 1944 ka mbajtur kontakte me krerët më të lartë të kohës. Ka kontribuar në dërgimin e forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve të  Shqipërisë Etnike, sidomos në Frontin e Prapashticës ku kishte caktuar, kushëririn  e tij, Salih Rexha, komandant të njësive të rrethit të Lypjanit.  Në vitin 1944 ishte në radhët e Nacional-demokratike shqiptare, së bashku me Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Arif Shalën, Ibrahim Lutfiun, Azem Jashanicën, e shumë të tjerë. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lypovicës më 25 korrik të vitit 1946, dhe në luftimet në Hoqë të Prizrenit më 8 gusht. Duke qenë se forcat partizane komuniste ia mbanin në burg të gjithë meshkujt e familjes, duke e kushtëzuar me dorëzimin e tij, ai pranon të sakrifikohet për familjen dhe arrestohet  në prill të vitit 1947.  Më 26 dhjetor të  atij viti  Gjykata Supreme e Serbisë  mori vendimin definitiv për pushkatimin e Kadri Bebë Ribarit. Dënohet me vdekje pushkatim si kundërshtar i regjimit komunist jugosllav dhe ishte ekzekutuar në lagjen Taukbahqe të Prishtinës, vend i cili më vonë u quajt “Strelishte” vend-pushkatim.  Nuk janë gjetur eshtrat as i dihet varri.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me refuzimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Analisti politik Visar Ymeri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …