Më 13 janar do të hapet ekspozita kolektive e organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Arteve

Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, do të hapet ekspozita kolektive e organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Arteve. Ekspozita ka për temë trashëgiminë kulturore dhe përmes pikturës pasqyrohen elemente të pasura të kulturës dhe historisë sonë.

Në ekspozitë do të mund të shihni:

  • Kostume tradicionale,
  • Instrumente muzikore,
  • Figura ilire,
  • Kullat tradicionale shqiptare.

Përveç punimeve të studentëve, janë ekspozuar edhe krijimet artistike të nxënësve nga komunitetet jo shumicë që jetojnë në Kosovë, duke ofruar një pamje të larmishme të bashkëjetesës kulturore. Kuratori i ekspozitës është Ilir Muharremi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 17 prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër

26-VJETORI I MASAKRËS NË POKLEK TË VJETËR  17 Prill 2025 | Ora 10:00 | Poklek …