Më 13 korrik 2024, promovohet monografia “Shtëpia me gjak në mure”,  të autorit Afrim Hysenaj

Jeni të ftuar të merrni pjesë në ceremoninë promovuese të monografisë “Shtëpia me gjak në mure”,  të autorit Afrim Hysenaj. Kjo ngjarje e veçantë do të mbahet të shtunën, më 13 korrik 2024, në ambientet historike të Shtëpisë Muze “Masakra e Poklekut” në Poklek të Vjetër, Drenas, me fillim në ora 11:00.

Monografia “Shtëpia me gjak në mure” trajton një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, duke ofruar një analizë të thellë dhe të detajuar të fakteve dhe dëshmive.

Jeni të mirëpritur të gjithë për të ndarë këtë moment të veçantë, dhe për të nderuar kujtimin e viktimave të kësaj masakre përmes këtij botimi të rëndësishëm.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një nderë i madh për ne, thuhet në njoftimin publik.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …