Më 13 maj 2019 ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e Turqisë, e cila do të zgjasë deri më 25 maj

Më 13 maj 2019 ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e Turqisë, e cila do të zgjasë deri më 25 maj

Të hënën, më 13 maj 2019 ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e Turqisë, e cila do të zgjasë deri më 25 maj, raporton Agjencia turke e lajmeve, Anadolia.

Ushtrimi, i mbikëqyrur nga marina turke, do të mbahet në tre dete, në Detin Mesdhe, Detin Egje dhe  në Detin e  Zi, me pjesëmarrjen e 131 anijeve luftarake, 57 avionë luftarakë dhe 33 helikopterë, ka bërë të ditur  Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke.

Forcat detare të Turqisë do të kryejnë ushtrime strategjike dhe operacionale me skenarë të ngjashëm me situatat e krizës, në shtetet e përfshira në luftë. Ushtrimi, i cili  do të mbahet në pjesën lindore të Detit Mesdhe do të përfshijë sisteme të armatimit duke përfshirë fluturaket me shpejtësi të lartë, Albatros, të dedikuara  me shumë qëllime. Në stërvitje do të përdoren nëndetëset, fregatat, artileri detare dhe dronët pa pilotë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …